40 ditë më parë Eneda Tarifa ka humbur një prej njerëzve më të dashur, gjyshen e saj. Gjyshja është një figurë shumë e dashur për secilin prej nesh, e duket se edhe Eneda ka patur një marrëdhënie të ngushtë me të. Tarifa ka përkujtuar të ndjerën nëpërmjet një postimi në instastory.
“40 ditë pa ty. T’u prehtë shpirti në paqe. Shihemi në parajsë e dashur gjyshe”, ka shkruar Eneda teksa ka zgjedhur fjalë tejet të ndjera për të ëmblën dhe të mirën gjyshe që është larguar nga kjo jetë. Eh, kush nuk do të donte ta kishte përjetësisht figurën e paqtë të një gjyshje, por jeta i ka vendosur ligjet e saj, e ne na duhet t’i zbatojmë.