Temperaturat e larta të këtyre ditëve, duket se e kanë sjellë verën shumë shpejt. Nëse shumë prej jush po ankoheni se si do ta përballoni të nxehtin, Luana Vjollca e gjeti zgjidhjen. Ka bërë gati valixhen, i ka hipur avionit për kushedi se ku, duke e përkëdhelur veten me disa ditë pushime.
“Më në fund, vetëm pak pushim”, ka shkruar Luana në një foto të postuar në instagram, në të cilën shihet krahu i avionit. Nuk dihet destinacioni që ka zgjedhur Luana për të pushuar këto ditë, por me siguri në orët në vijim do të na e tregojë vetë ajo nëpërmjet postimeve në instagram.