Flirti publik duket se vijon ende mes dy artistëve Eminem dhe Nicki Minaj. Ato të dy nuk janë në një lidhje dashurie, por duket se ideja për tu ngacmuar dhe vazhduar këtë histori për mediat po i argëton tej mase. Më herët Nicki pranoi për fansat se ishte në një marrëdhënie romantike me Eminem, por që më pas burime të afërta me të thanë se ishte thjeshtë një shaka në Twitter.
Por duket se kjo shaka ka zgjuar edhe interesin e Eminem, të cilit i ka pëlqyer ideja për ta vazhduar edhe pak lojën. Gjatë një koncerti në Boston, Eminem ndaloi duke ju drejtuar turmes së njerëzve se a do të dëshironin që ti shihnin ato të dy të lidhur. Brohorimat ishin të shumta dhe sigurisht përgjigja e Repp-it ishte fantastike. “Dhe unë dua shumë të kem diçka me Nicki-n. Zemër do të jem në shtëpi sonte.”