Mbrëmja finale e Champions League, për Dua Lipën paska qenë shumë e veçantë. Ndoshta jo për faktin që skuadra për të cilën ajo bënte tifo, Liverpool, humbi, por në përfundim të ndeshjes ajo është “arratisur” së bashku me një prej lojtarëve të Real Madrid, konkretisht Marco Asensio.
Sipas CNN Turk, këngëtarja me origjinë shqiptare është parë në krahët e futbollistit të Realit dhe më pas janë zhvendosur në një hotel, ku dhe kanë kaluar natën bashkë. CNN Turk nuk jep shumë detaje nga ky takim, por burime shumë të afërta pranë futbollistit kanë konfirmuar se mes tyre ka simpati.
Dua Lipa i ka dhënë fund para pak kohësh lidhjes me Isaac Carew dhe mesa duket tashmë është gati për të nisur një marrëdhënie të re. 22-vjeçarja performoi në ceremoninë hapëse të finales së madhe të Champions League disa nga hitet e saj.