KreuCelebrity

Aurela Gaçe ka dy fjalë për Ardit Gjebrean: Une them gjithmonë atë që ndjej

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe njihet për vokalin e saj potent dhe energjitë e pashterueshme në skenë. Këngët e saj janë bërë hite dhe sot këndohen dhe pëlqehen nga të gjitha moshat. Ajo gjithashtu njihet për natyrën e saj të çiltër dhe të të thënit të gjërave ashtu siç i mendon ose “troç” siç thotë edhe vetë. Mendimet e sinqerta ajo i bën publike edhe për kolegët e saj dhe këtë herë i është drejtuar Ardit Gjebreas.

Një koleg i saj prej vitesh dhe mik i mirë, Ardit Gjebrea i është bashkuar skenës ku Aurela performon duke kënduar këngën e tij të famshme “Kur të jesh mërzitur shumë”. Kjo ka mjaftuar, që Aurela ti shprehte disa fjalë të ndjera ku e vlerësonte jo vetëm si njeri me zemër të madhe, por një mësues, një këngëtar dhe një kantautor i mrekullueshëm, ku ajo vetë e ka parë si “shkollën e saj”.

“E pata të vështirë t’ia prishja qetësinë, por doja kaq shumë ta shihja ashtu sic e kam parë për herë të parë në skenë, duke kënduar këngët që krijoi vetë dhe ne u dashuruam aq shumë. Unë e quaj shkollë, për mënyrën se si ndërton gjithçka. Për marrëdhëniet mes njerëzve, artistëve, miqve, armiqve. Ai është i madh e ndërkohë aq i thjeshtë me secilin nga ne. Shkroi muzikë për shpirtin. Disa gjëra duhen thënë dhe unë i them si i ndjej.” – ka shkruar Aurela.


Ardit Gjebrean edhe pse tashmë e shohim në rolin e moderatorit prej vitesh tek “E diela Shqiptare”, të gjithë ne i njohim dhe i këndojmë edhe sot këngët e tij si “Makina e memories”, “Jon”, “Dimëroj” etj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF