KreuCelebrity

Dhe fotoja që prisnim, erdhi më në fund! Chrissy Teigen na “shkriu” zemrën me këtë postim

Dhe fotoja që prisnim, erdhi. Ka më pas se dy javë që kur Chrissy Teigen dhe John Legend mirëpritën anëtarin më të ri të familjes, djalin e vogël, Miles Theodore Stephens dhe Luna duket se e ka marrë seriozisht rolin e motrës së madhe.

Modelja bukuroshe nuk ka nguruar që të ndajë me fansat e saj foto të Miles, e megjithatë të gjithë ishim kureshtarë të dinim se si e ka pritur Luna ardhjen e tij në jetë, nisur nga deklarata që ka bërë më herë këngëtari i hitit “All of me”, i cili tha se Luna është shumë xheloze. Mirëpo, duket se ka ndodhur e kundërta. Bukuroshja e vogël duket shumë e përkushtuar ndaj vëllait, teksa po i jep biberonin.

❤ / ?: @bumper3077

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

Këtë moment, Chrissy Teigen e ka fotografuar për ta ndarë më pas me miqtë e saj në rrjetet sociale.

Kjo është paraqitje e dytë e Miles në rrjetet sociale dhe duket se ia ka marrë dorën fotografive, ndonëse është ende shumë i vogël.

Hello, world! This is Miles Theodore Stephens – We are drowning in his little peeps and nuzzles. Our household feels overwhelmed with love. Thank you for all your well wishes!

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF