Ndonëse ka shumë vite që nuk është më mes nesh, princesh Diana vijon të prodhojë lajme.
Që pas divorcit të saj të bujshëm, princesha shumë e dashur nga të gjithë, nuk e ka veshur më kurrë firmën e njohur “Channel”. Sigurisht, ishte një firmë, veshjet e së cilës i përshtateshin stilit të saj (e kush nuk e pëlqen Channel në fund të fundit), por ka një arsye prekëse përse ajo ka marrë këtë vendim.
Shtëpia e modës ka si logo të sajën dy CC, që Lady Dianës, i kujtonin pikërisht tradhtinë e bashkëshortit të saj, Princit Charles dhe Camilla-as, gruas me të cilin kishte një lidhje paralele dhe më pas u bë publike. Charles dhe Camilla, dy “C” njësoj si dhe Channel.
Në një intervistë që daton vite më parë për Harper’s Bazaar Australia, princesha u shpreh: Jo, nuk mund ta veshë Channel. Dy C, mua më kujtojnë Camilla dhe Charles.
Princesha Diana u martua me Princin në vitin 1981, por lidhja paralele e Charles me Camilla, i dha fund martesës. Në vitin 1995, Princeshë Diana në intervistën e saj të parë vetëm për BBC u shpreh: “Ne ishim tre në këtë martesë, kështu që ishte pak e tepërt”.



















