Po, po, ai e ka tradhëtuar plot 35 herë, e mesa duket kjo nuk ka mjaftuar që dashuria të përfundojë mes tyre. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është bashkuar sërish me ish-të dashurën e tij Lisa.
Në vitin 2017, pas 4 vitesh lidhje Lisa dhe Mërgimi i dhanë fund lidhjes, pasi sipas një postimi që bëri biondja simpatike në instastory, ai e kishte tradhëtuar plot 35 herë.
“Një tradhëtar, mbetet gjithmonë një tradhëtar. Në 4 vjet, më shumë se 35 tradhëti. Asnjë musliman nuk është kështu”, do të shkruante në postimin e saj Lisa. Por mesa duket çifti i ka lënë pas mosmarrëveshjet, duke iu rikthyer edhe një herë romancës, pasi ata janë parë sërish bashkë ditën e djeshme dhe burime të afërta më çiftin kanë konfirmuar se vajza bionde nga Gjermania dhe futbollisti shqiptar, vazhdojnë lidhjen e tyre.



















