KreuCelebrity

Çifti më i ri i showbiz-it shqiptar janë të bukur, të talentuar, patriotë, e mesa duket shumë të dashuruar!

Mesa duket çifti më i ri i showbiz-it shqiptar, sapo është krijuar (osë të paktën tani vendosën ta bëjnë publike). Të rinj, të talentuar, të bukur, të dy nga Shkodra, të suksesshëm jashtë kufijvë të Shqipërisë, njëri në Vienë e tjetri në Itali.

Bëhet fjalë për Elhaida Danin dhe këngëtarin lirik Branimir Agovi. Ka qenë Branimiri ai që ditët e fundit ka postuar foto me Elhaidën në llogarinë e tij në instagram, dhe ju me të drejtë mund të thoni se dy ‘naqe’ Shkodre mund të jenë fare mirë  miq, apo shokë.

Por nëse ju themi që Branimiri nën një foto me fituesen e “The Voice of Italy”, shkruan ‘ne të dy’ dhe vendos një zemër? Po Elhaida që është ulur në prehër dhe ne ia lexojmë sytë që i shkëlqejnë? Dhe prap është këngëtari lirik ai që ka ruajtur një video të Elhaidës, të cilën e ka titulluar shkurt, pastër, qartë vetëm me një zemër.

Pastaj edhe komentet e miqve të çiftit na bënë të dyshojmë që ka diçka mes tyre, madje diçka shumë e bukur. Sa i përket Elhaidës, ajo nuk ka postuar asnjë foto të ‘dyshimtë’ me Agovin në llogarinë e saj në instagram, pasi siç duket interpretuesi operistik i teatrove të Vienës, ka vendosur të jetë ai kavalieri, duke u shprehur i pari, edhe për publikun që i ndjek nëpër rrjete sociale.

Elhaida pasi fitoi konkursin e zërit më të mirë në Itali, vijon karrierën e saj në shtetin fqinj, ndërsa Branimiri është një emër shumë i njohur i muzikës lirike ne teatrot prestigjozë të Vienës. Përveç të tjerash, ne na duken një alamet çifti nëse janë bashkë!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF