KreuCelebrity

Duhet të pyesni Noizy-in, para se të vini skedina, ai sapo fitoi 1.6 mln lekë!

Sa herë mund ta keni dëgjuar që leku tek leku shkon?

Shumë herë me siguri dhe Noizy sapo na e vërtetoi këtë gjë. Ditën  djeshme është luajtur ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri dhe sigurisht, pretendentë për të fituar ishin djemtë kuqezi. Edhe në kompanitë e basteve, Shqipëria kishte një koefiçentë më të ulët, 1.5 e ndërsa Kosova 5.3. Por pavarësisht pritshmërive, kombëtarja e Kosovës ia doli të mundte djemtë e Panuçit me rezultatin 3-0.

Dhe kjo fitore, Noizyt i ka sjellë plot 1 milion e 60 mijë lekë të vjetra. Reperi kishte vendosur 200 mijë lekë të vjetra bast, nga ku fitoi një shifër shumë të madhe, ndryshe nga miku i tij, Varrosi i cili i kishte qëndruar besnike kombëtares kuqezi.

“Leku shkon tek Leku. Jepi Kosovë se kemi ngel keq sonte”, shkruan Noizy në postimin e tij në rrjetet sociale, ku shfaqet me lekët në tavolinë.

Epo paçim fatin e Noizyt, duhet të themi tani…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF