KreuCelebrity

Dua Lipa sapo na bëri sërish krenar

Vetëm për pak kohë është kthyer në një prej emrave më të dashur të muzikës botërore. Shqiptarja Dua Lipa edhe pse vetëm 22 vjeç po ia arrit më së miri të krijojë emrin e saj (madje tashmë e ka krijuar), dhe të radhitet krah emrave më të njohur të showbiz-it botëror.

Revista “Vogue” ka publikuar listën e personazheve me influencë më të madhe në Britani, dhe po, Dua është në këtë listë. Emri i saj është krah Meghan Markle, Amal Clooney, apo Baronesha Hale. Në këtë listë vendosen gratë që përcaktojnë dhe ripërcaktojnë mënyrën se si ne jetojmë. “Vogue” e ka cilësuar 22-vjeçaren shqiptare si “definim i kulturës”. Ky vlerësim për këngëtaren Prishtinalie vjen një kohë kur ajo po korr sukses të madh me hitin e saj më të ri “New Rules”, ku deri tani numëron 1 miliardë shikime.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF