Ato janë dy prej modeleve më të suksesshme në botë, të cilat kanë arritur të fitojnë shuma tejet të majme nga modelingu, apo fushatat e ndryshme publicitare. Gigi dhe Bella Hadid, edhe pse në moshë fare të re numërojmë në llogaritë e tyre bankare miliona dollarë.
Pavarësisht se ato duken të pandara, kur vjen puna tek portofoli, secila ka llogarinë e saj personale. Por cila nga motrat ka rezultuar më e suksesshme, sa i përket përfitimeve monetare. Forbes ka publikuar pagesat e modeleve të famshme, ku mesa duket motra e madhe Gigi ka arritur të fitojë plot 9.5 milion dollarë, ndërsa Bella numëron 6 milion dollarë.



















