Brigitte Nielsen do të bëhet sërish nënë. Modelja dhe aktorja 54-vjeçare ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të pestë. Në dy foto të postuara në instagram, Nielsen surprizoi teksa u pa me barkun e rrumbullakosur. “Familja po zgjerohet”, ka shkruar ajo nën foto.
Brigitte që prej vitit 2006 është e martuar me modelin italian Mattia Dessi. Ndërkohë më së shumti ajo është e njohur si ish-bashkëshortja e Sylvester Stallone, me të cilin qëndroi e martuar për më pak se dy vite. Aktorja e famshme, është gjithashtu nga publiku shqiptar, për faktin se ka prezantuar krah Ardit Gjeberas në “Kënga Magjike 2003”, natën finale.



















