Për shumë persona mund të duket e çuditshme, por ja që Kendall dhe Kylie nuk e kanë me qejf të shkojnë në martesën e vëllait të tyre nga babai Brody Jenner. Djali i Caitlyn Jennerit, do të martohet shumë shpejt, por dy motrat e tij të vogla duket se nuk do i bashkohen gëzimit të tij.
Brody u shpreh për People: “U bë kohë që nuk kontaktoj me dy motrat e mia më të vogla. Unë i kam çuar ftesën, por ato nuk kanë kthyer përgjigje për të konfirmuar ardhjen. Ka mundësi që ato të mos vijnë. Në fakt do doja shumë ti kisha prezente.” Përveç motrave duket se edhe i ati, Caitlyn Jenner nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni, për shkak të angazhimeve në punë.



















