Irma Libohova është një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare dhe janë të shumtë personat që vihen në radhë për ta dëgjuar sapo marrin vesh për një koncert live të saj. Gjithmonë e qeshur, me një stil unik dhe flokët e shkurtra të kuqe ose karotë janë karakteristikat që çdokush identifikon tek Irma Libohova.
Irma është një nga ato persona që jo vetëm të kënaqë veshët, por nuk të lodhet kurrë syri duke e parë me veshjet dhe kombinimet që krijon. E veshur me një stil që jo çdokush do të guxonte, e veçantë në llojin e saj dhe gjithmonë e pëlqyer për origjinalitetin që përcjellë. Irma i pëlqen shumë prerjet ovesize apo asimetrike, aksesorët e mëdhenj dhe detajet unike në një veshje.
Por ajo që kemi vënë re është se diva e muzikës shqiptare ka edhe dy ngjyra shumë të dashura “e bardha dhe e zeza”. Këto janë dy ngjyrat e përjetshme të elegancës dhe luksit dhe nuk është çudi pse ajo preferon kaq shumë t’i ketë pjesë të gardërobës së saj. Jo më kot kombinimi bardh e zi është simbol i veshjes glamur dhe Irma e di më së miri këtë rregull të modës.



















