KreuCelebrity

Si reagon Albërie Hadërgjonaj, kur i thonë se je bërë si Michael Jackson

E ftuar mbrëmë në Top Show Magazine, Albërie Hadërgjonaj foli hapur si rrallëherë për shumë të pathëna në jetën e saj.

Nga tradhëtitë e shumta të ish-bashkëshortit, e deri tek vështirësitë që ka hasur kur ka shkuar për herë të parë në Amerikë si emigrante, këngëtarja duket se nuk u rezervua aspak. E pyetur nëse e bezdisin komentet shpeshherë negative, nëpër rrjete sociale, ajo u përgjigj se kjo gjë nuk ndikonte aspak në jetën e saj.

“Në instagramin tënd kam parë që herë  pas here ka edhe komente negative për ty, madje shkruajnë se je bërë si Michael Jackson, për shkak të operacioneve që aludohet se ke bërë. Ti çfarë i thua? ”, e pyeti gazetari i Top Show, këngëtaren 40-vjeçare.

“Michael Jackson është një figurë e madhe, ku ka më mirë se t’i ngjaj atij”, ia ktheu me shaka Albëria. “Mua nuk më shqetësojnë aspak çfarë thonë dhe çfarë shkruajnë për mua, pasi me siguri ai ose ajo që gjen kohën të shkruaj, nuk ka një jetë të tijën. Ose janë njerëz që hapin profile fallco dhe mbushin ditën e tyre me komente në rrjete sociale. Nuk e di pse shqiptarët janë  kaq të çuditshëm me në artistet shqiptare, sepse për Jennifer Lopez p.sh thonë wow çfarë femre, ndërkohë që ajo është 50 vjeç, ndërsa për mua që jam 40 vjeç, thonë kjo ka luajtur mendsh ”, u shpreh më tej ajo. Në fakt Albëria është vetëm 40 vjeç, por fakti që ka dalë në skenë në një moshë fare të re, ka krjuar shpeshherë idenë se ajo është më e madhe, duke u aluduar për operacione në portretin e saj.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF