Pavarësisht se ata gjithmonë e kanë mohuar, thashethemet se Albi Nako dhe Alba Hoxha janë lidhur kanë kohë që po qarkullojnë.
Madje dje nëpër rrjete sociale qarkulloi një foto e koreografit dhe balerinës, teksa po merrnin rreze dielli në shezlong dhe ishin vetëm ata të dy, pa shoqërinë e njerëzve të tjerë, duke na bërë të besojmë edhe më fort që mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri. Ashtu siç dihet koreografi i Tv Klan ka qenë i martuar me balerinën Klaudia Pepa, por për arsye që vetëm ata i dinë, ish-çifti shpallën ndarjen rreth 1 vit më parë.
Klaudia aktualisht po zhvillon karrierën në Itali dhe herë pas here poston ndonjë foto nga jeta e përditshme në llogarinë e saj në instagram. Ashtu ishte dhe kjo foto e fundit, teksa balerina ndodhet në shkallët e shtëpisë së saj. Mes mijërave pëlqimeve të këtij postimi, ne na tërhoqën vëmendjen dy ‘like’ një e Albit dhe një e Albës. Pra mund të kuptojmë që treshja Albi, Alba dhe Klaudia janë edhe shokë të mirë?! Këtë s’dimë ta themi, ama pëlqimet në foto as Albi dhe Alba nuk i kanë kursyer.