Mund të keni qenë të pranishëm në një festë beqarie ose të keni organizuar tuajën, ku një mbrëmje pak para dasme mblidheni me mikeshat e ngushta duke organizuar një festë të vogël dhe ndani komentet dhe mendimet lidhur me jetën e re që ju pret. Por kjo nuk rasti i Afërditës, për dy arsye të thjeshta. E para festa e beqarisë së saj do të zhvillohet në Las Vegas dhe e dyta do të zgjasë plot 4 ditë.
Përmes njoftime në InstaStory, Afërdita na ka paralajmëruar që “të mos mërzitemi” me postimet që ajo do të publikojë vazhdimisht nga festa.
“Dua t’ju kërkoj falje për të gjitha snapet që do të postoj duke filluar që nesër deri të dielën. Por festa ime e beqarisë fillon nesër!”-ka shkruar Afërdita
Afërdita do të kurorëzohet me martesë me partnerin e saj çek, Jakul Kindl më 29 qershor dhe dita e madhe është shumë afër. Të gjithë jemi kureshtarë si do të duket modelia shqiptare nuse.