KreuCelebrity

Angela Martini sapo na tregoi të gjithave si duhet të pozojmë me rroba banjo

Modelia shqiptare Angela Martini nuk i kursen asnjëherë fotot e saj me bikini dhe poza provokuese për ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo është gjithmonë e hapur të tregojë për jetën e saj private dhe vendet ekzotike që zgjedh të udhëtojë së bashku me bashkëshortin e saj rumun, Dragos Savulescu. Madje në shumë raste ka qenë vetë ai që i ka shkrepur fotot provokuese të saj.

Në një postim të saj së fundi, ajo na ka njohur me një pozë vërtet shumë të bukur dhe fëmijënore duke i dhënë biçikletës. Sigurisht ne mund të kemi foto pafund nga fëmijëria jonë si kjo, por Angela ka zgjedhur ta sjellë atë në një mënyrë më origjinale dhe joshëse duke pozuar me bikini. Dhe nuk mund të prisnim gjë tjetër nga modelia që sensualitetin dhe flirtin me kameran e ka pjesë të qënies së saj. Të paktën një pozë që do të bëj namin në Instagram e mësuam për këtë verë nga Angela.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF