KreuCelebrity

E akuzojnë për operacione plastike, por Bella Hadid u mbyll gojën të gjithëve

Bella Hadid është një nga modelet më të pëlqyera dhe të përzgjedhura nga stlistët më të mirë në botë si Chanel, Oscar de la Renta, Lavin etj. dhe është imazh i shumë firmave të njohura. Kohët e fundit ajo është vënë në qendër të kritikave lidhur me kryerjen e operacioneve plastike. Janë të shumta komentet që e akuzojnë për ndërhyrje në buzë, hundë dhe mollëza.

Mirëpo modelia duket tejet e vendosur për ti hedhur poshtë këto zëra. Ajo, jo vetëm që nuk ka pranuar, por ka zbuluar gjithashtu se është e tmerruar nga mbushësit dhe operacionet në fytyrë.

“Unë nuk do të lejoja kurrë që të prishja fytyrën time të dashur me mbushës që do të më bllokonin lëkurën. Njerëzit mendojnë se unë kam bërë ndërhyrje, por jo. Nëse dëshironi mund të skanoni fytyrën time. Për më tepër unë jam rritur dhe tiparet sigurisht që ndryshojnë.” – ka thënë Bella

Gjithashtu 21 vjeçarja ka treguar se është bërë një mjeshtre e konturimit të fytyrës dhe krijimit të një lëkure me shkëlqim, që pas zbulimit të sëmundjes së saj Lyme në vitin 2012.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF