A mund të kritikohet trupi i një supermodeleje botërore?
Duket se kjo historia ku dikush shkon për qejf me pushime dhe poston një foton me bikini dhe komentet negative vërshojnë? Epo Kendall Jenner është bërë viktima e radhës. Ajo është një nga modelet më të preferuara, por kjo duket se nuk i ndalon njerëzit të bëjnë sërish komente negative mbi trupin e saj.
Një foto e publikuar në Instagram, ku Kendall së bashku me motrën Kourtney dhe mikeshat e tyre kanë pozuar me bikini dhe çdo gjë duket shumë bukur, por jo për një pjesë të madhe të personave. “Çfarë ka që nuk shkon me shiritin e bardhë të Kendall Jenner?”, “Linjat e çuditshme në Kendall” dhe “shumë Photoshop, shumë e tmerrshme,” kanë qenë disa nga komentet e ndjekëse në foton e saj.
Nuk e dimë se çfarë mendoni ju, por trupi i Kendall është një ndër më të paguarit në botë dhe jo më kot. Prandaj vajza më shumë dashuri për njëra tjetrën.