Kur mendojmë Genën, padyshim na vijnë ndërmend kaçurrelat e tij, ose futbollisti Carles Puyol, për shkak të ngjashmërisë së madhe që ato kanë me njëri-tjetrin. Por duket se nga sot e tutje, ndonëse e kemi paksa të vështirë, duhet të mësohemi që Genën ta shohim me flokë të shkurtra. Po! Këngëtari ka vendosur që t’i presë flokët e tij.
Një foto e tij pa kaçurrela, qarkulloi edhe disa muaj më parë, por Gena na konfirmoi që ishte një fotomontazh, por nuk është e njëjta gjë me foton e tij të fundit. Ai shfaqet në një parukeri, teksa po shkurton flokët. Duket se ka humbur një bast dhe është detyruar që të shkurtojë flokët.
Gjithsesi, tani që është verë, flokët e gjatë nuk janë shumë komodë, kështu që është një zgjedhje shumë e mirë,.