KreuCelebrity

Vajzat e showbiz-it shqiptar u bënë nuse dje dhe sa të bukura duken!

Në jetën e tyre, (në atë të vërtetën), ato ende nuk e kanë veshur fustanin  e bardhë, pasi mesa duket asnjëra prej tyre nuk e ka gjetur princin e kaltër,(edhe nëse ndonjëra e ka gjetur, mesa duket s’ka ardhur momenti për t’u bërë nuse).

Por mbrëmë në sfilatën e “Class Fashion Show” të Alekta Vejsiut të gjitha bukuroshet e ekranit, u veshën me fustan të bardhë, me vello, me dantella, me tyl e çdo gjë që ka një fustan nusje, por sigurisht princi mungonte, pasi kësaj here ‘altari’ ishte pasarela e improvizuar aq bukur nga stafi i ‘Class’ në një prej hoteleve në periferi të Tiranës.

Të mësuara përballë kamerave, apo blixeve të aparatit, por aspak me ndjesinë që të jep ai fustan, secila prej tyre përjetuan magjinë e të qenit nuse,  duke krjuar pështjellim emocionesh tek secila prej tyre (imagjinoni pak si do ndihen vajzat, kur të vishen me të vërtetë nuse). Kiara, Bora, Klea,  Agnesa, Lindita (miss Univers Albania), mesa duket nxorrën princeshat e bukura nga përrallat, për t’i përjetësuar aty në periferi të Tiranës, në pasarelën tek e cila ishin sytë e qindra të ftuarve nga bota e showbizi-it shqiptar. Goca urojmë t’ju shohim nuse (prej vërteti), sa më shpejt!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF