KreuCelebrity

London sot feston me dajën!

Sot është dita e vogëlushëve, ndaj le t’i japim atyre të gjithë vëmendjen që meritojnë. Nëse bëni një kërkim nëpër rrjete sociale, kryefjala e postimeve janë ata, fëmijët.

Të famshëm, ose jo japin sot urimet për të vegjlit e tyre, në ditën e festës së 1 qershorit.

Edhe mami Sara ka bërë një postim sot në llogarinë e saj në instagram, e cila krahas impenjimeve dhe angazhimeve që ajo ka këto ditë, për përgatitjet e dasmës, ka bërë një dedikim kushtuar dy më të vegjëlve të familjes Hoxha. Sepse London nuk është i vetmi fëmijë në familjen e tyre, por edhe daja Itan është një vogëlush që sot ka festë. “Shpirti shërohet, duke qenë pranë fëmijëve”, ka shkruar trashëgimtarja e Top Channel në foton në të cilën, të kapur dorë për dore, daja dhe nipi duken kaq të ëmbël. Gëzuar London dhe Itan!

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF