KreuCelebrity

S’është ashtu si në foto! Floriana na rrëfen vështirësitë si një nënë e re!

Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë pak muaj më parë. Bukuroshja është shkëputur nga ekrani, për t’iu dedikuar plotësisht familjes së saj të re. Ndonëse nuk është në Shqipëri dhe aq më tepër në TV, ajo vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.

Së fundmi, Floriana ka dhënë një intervistë për Panorama.plus ku është ndalur të flasë për vështirësitë që ka përjetuar me Adian në fillim, kur ajo ishte vetëm pak javëshe.

“Në fakt, në fillim u gjenda e papërgatitur. Ishte një lodhje shumë e madhe dhe vajza qante shumë. Unë isha pa gjumin me të cilin isha mësuar ta bëja gjithmonë të plotë, e lodhur dhe e nervozuar. Isha e pasigurt që do ia dilja të isha një nënë e zonja. Kur e shikoja Adian të paqtë, mbushesha me lumturi, por pjesa tjetër ishte sfidë. Tani ia kam marrë dorën më shumë dhe ndihem më e sigurt, por më duhet të pranoj, balancimi i gjërave të ndryshme në jetë bëhet i vështirë kur vjen në jetë një fëmijë.”, ka treguar Floriana duke zbuluar eksperiencën e saj të parë si nënë.

Ajo gjithashtu ka treguar se në planet e saj është edhe dasma, ndonëse nuk ka datë fikse.

“Po mendojmë diçka për vitin tjetër, por ende pa një plan dhe datë konkrete. Këtë vit ishte e pamundur me Adian kaq të vogël.”, përfundoi Floriana.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF