Ka javë që qarkullon lajmi se moderatorja simpatike Jona Spahiu është shtatzënë, por ‘mommy to be’, nuk na kishte treguar asnjë foto se si duket ajo në pritje të ëmbël.
Deri mbrëmë në fakt! Pasi në eventin e “Class Fashion Show”, në të cilën bukurosha ishte një prej të ftuarve, ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë, e të gjerë, ngjyrë bojëqielli (sepse mrekullia që po rritet në barkun e Jonës është djalë), duke na njohur me nurin e bukur të një mami në pritje.
Me buzëqeshjen që nuk mungon asnjëherë në portretin e saj, as tek Jona nuk mungon ‘aureola’ e paqtë me të cilën duket se vishet çdo nënë shtatzënë. Ndërkohë me datë 10 qershor, bukuroshja e Digitalb ka ditën e saj të madhe, pasi do të vishet nuse.