KreuCelebrity

7 muajshe dhe kërcen? Xhensila në super formë në klipin e ri

Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi publikuan sot bashkëpunimin e tyre “Çika Çika”, një këngë ritmike dhe shumë e përshtatshme për sezonin veror. 25-vjeçarja dukej në super-formë dhe kërcente me shumë energji dhe po të mos na e kishte zbuluar vetë këtë detaj, zor se ne do e kishim kuptuar.


Xhensila ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë gjatë xhirimeve të klipit, por duket se ky fakt nuk e ka penguar aspak të kërcejë dhe argëtohet në klip.

“Të dashur miq, ju prezantoj të gjithëve me projektin tim më të ri, ishte sa e vështirë edhe e bukur për shkak se isha pak shtatzënë në muajin e 7-të. Falenderoj @ArdianBujupi për ftesën një nga artistët më të preferuar shqiptar, është një nga projektet që kam punuar me dëshirë maksimale. Uroj që t’ju shoqëroj gjatë ditëve të nxehta të verës. ” – ka shkruar Xhensila

Edhe pse në muajt e fundit të shtatzënisë, fiziku i saj nuk ka ndryshuar aspak madje dukej në formë fizike vërtet të mirë. Prej kohesh ajo i ka mbajtur fansat në pritje për publikimin e këngës së saj dhe duket se pritjes i erdhi fundi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF