KreuCelebrity

Emina Çunmulaj tregon ‘luftën’e pas lindjes dhe nëse je mami do ta gjesh dhe ti veten në fjalët e saj!

Emina Çunmulaj vetëm pak ditë më parë është bekuar me ardhjen në jetë të vajzës së saj të dytë, Mia Soraya.

Përherë pa filtër modelja ka ndarë për ndjekësit e saj në rrjete sociale, ndjesitë dhe vështirësitë që ka një nënë, e cila sapo ka sjellë në jetë një bebe.

“Dashuria dhe dhimbja e post-lindjes. Gjëra që i dimë të gjitha, por si nëna i harrojmë dhe i rikujtojmë sërish. Dhimbjet ndërsa u japim gji fëmijëve nuk janë shaka, ndonjëherë janë po aq të forta sa edhe dhimbjet e lindjes. Por ne femrat jemi të mrekullueshme, pasi ne luftojmë me çfarëdo të jetë për të vegjlit tanë, në mënyrë që ata të rriten të shëndetshëm dhe të marrin ushqyerjen e duhur. Ndihem e privilegjuar sa herë që ushqej me gji, pasi e di që shumë gra luftojë dhe e kanë të pamundur të ushqejnë fëmijët me gji”, ka shkruar Emina në postin e saj, duke na shpjeguar me detaje çdo vështirësi që ajo po has në ditët e para të ardhjes në jetë të Mias.

Me siguri çdo nënë e re e gjen veten në çdo fjalë që ka shkruar mami i Ellas dhe Mias.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF