Që nga “Kenga Magjike”, Klean e kemi parë kudo, por pa Elgitin.
Tek “Çmimet Kult”, moderatorja e justifikoi duke thënë se i dashuri ishte tepër i zënë me projekte muzikore në studion e tij. Kurse këtë herë, Klea nuk pati ndonjë alibi nga ato të zakonshmet.
E pyetur nga “Jo Vetëm Modë” përse endej e vetme në prapaskenat e Class Fashion Shoë, Klea, nuk deshi t’ia qajë njeri hallin: “Më do aq shumë, saqë do të më ketë vetëm për vete!”
Klea dhe Elgiti bëjnë pjesë në grupin e atyre çifteve që na kanë “lodhur” paksa me historinë e tyre të dashurisë. Ndonëse në media është përfolur prej shumë kohësh, ato e mohonin dhe vetëm e mohonin. Por më pas, u dorëzuan dhe dedikimet publike të dashurisë për njëri-tjetrin nuk kanë munguar.



















