KreuCelebrity

Meghan, dukesha e diamanteve! Kaq shumë s’ka pasur asnjë në familjen mbretërore

Jeta e Meghan Markle ka ndryshuar krejtësisht.

Tashmë ajo është dukesha e Sussex-it, jeton një pallat mbretëror dhe ka përgjegjësi të mëdha në çdo dalje publike. Por përveç titullit që ajo ka marrë pas martesës me Princ Harry-in, duket se Meghan Markle është e mbuluar me diamante duke u quajtur ndryshe “Dukesha e diamanteve”. Ajo zotëron një koleksion bizhuterish me vlerë 1 milion paund që përfshin unazën e fejesës me vlerë £ 140,000 dhe një byzylyk prej £ 241,000 Cartier.

Gjithashtu në koleksionin e saj që kap shifra marramendëse përfshihet diadema prej 450,000 dollarësh huazuar nga Mbretëresha, vëthët që ka marrë dhuratë për fejesën me vlerë £ 60,000.

Dasma e princ Harry-it dhe Meghan Markle është konsideruar si dasma e shekullit, ka kushtuar rreth 35 milionë dollarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF