KreuCelebrity

Rita Ora pranoi se është biseksuale! Ish- i dashuri: Nuk habitem fare

Rita Ora shokoi kur para pak ditësh pranoi se asaj i pëlqejnë edhe vajzat. Këngëtarja rrëfeu për People se ka puthur edhe femra në jetën e saj dhe kjo gjë i ka pëlqyer.

James Arthur, ish-i dashuri i Ritës është pyetur po nga People rreth kësaj çështje dhe ai është shprehur se nuk i bën aspak përshtypje kjo deklaratë, madje ai e mbështet Ritën dhe të gjithë njerëzit e komunitetit LBGT. “Unë i respektoj shumë njerëzit që përkrahin komunitetin LGBT.

Nëse është e vërtetë që Rita është biseksuale nuk më bën përshtypje fare. Të gjithë kemi prirje për të qenë biseksualë. Kjo nuk është një gjë e pazakontë në vitin 2018”, është shprehur James. Ai dhe Rita kanë qenë të lidhur menjëherë pasi Arthur fitoi “The X Factor” në Britani por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF