KreuCelebrity

S’e dimë a keni ngrënë drekë, por Manjola e ‘qau’ tavolinën

Manjola Nallbani më duket se ka qejf të shkëlqejë në çdo gjë që bën. Artiste me A të madhe, pedagoge, mama e mrekullueshme e dy vajzave të cilat nuk i heq asnjëherë nga goja, Manjola është edhe një amvisë e shkëlqyer, gatimet e së cilës lënë nam tek kushdo që i provon (këtë e kemi dëgjuar nga mikeshat, të cilat kanë patur fatin të provojnë pjatat e saj).

Edhe këtë të shtunë këngëtarja paska shtruar tavolinën, të cilës i ka bërë një arredim aq të bukur, sa edhe ajo vetë e ka thënë se e ka “qarë”. Nuk e dimë fare c’do hedhi në ato pjata Manjola, ama ne na e “hëngri” syri atë tavolinë, aq sa do të donim shumë të kishim një vend aty, mes ‘fatlumëve’ që do shijojnë drekën në shtëpinë e saj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF