Dhe telenovela Kiara Tito dhe Butrint Imeri vijon sërish! Një “follow” që i kishin bërë njëri-tjetrit në Instagram, ngriti dyshimet se ata ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Pak ditë më vonë, një foto e të dyve publikuar në mediat e ndryshme, ndonëse me kurriz, sikur konfirmoi dyshimet tona. Por mesa duket jo.
Kiara dhe Butrinti nuk janë bashkë dhe këtë na e konfirmoi vetë moderatorja. E pyetur nga mikrofoni i “Jo vetëm Modë”, lidhur me foton, Kiara e ka mohuar që të jetë ajo.
“Jo nuk jam unë në atë foto”, u shpreh ajo.
Kiara dhe Butrinti nuk e kanë pranuar kurrë që ato janë bashë, ndonëse fotot që janë sjellë nga paparacët na tregonin të kundërtën. Ndoshta dhe kësaj here Kiara po përpiqet që të fshehë të vërtetën…



















