KreuCelebrity

Si për inat të Meghan! Ish-bashkëshorti i dukeshës jep lajmin e mirë!

Vetëm disa javë pas dasmës mbretërore, ish burri i Meghan Markle, Trevor Engelson është gati përsëri të lidhë kurorë. Ai i ka propozuar për martesë, partneres së tij të re Tracey Kurland.

Siç shkruan, Us Weekly, producenti 41-vjeçar i ka bërë një propozim shumë romantik të fejuarës së tij në Napa të Kalifornisë. Çifti përkujtoi lajmin në Instagram me një foto të ëmbël të tyre duke buzëqeshur, dhe ku Kurland na tregoi unazën me diamant dhe bashkangjitur fotos shkruante: Bëhuni gati për të festuar!

Engelson dhe Kurkland janë takuar para tre vitesh, në një kohë kur edhe lidhja e Meghan dhe Princi Harry ishte drejt zyrtarizmit. Thuhej se 41-vjeçari, nuk e përjetoi aspak mirë ndarjen nga dukesha, por tashmë vitet kanë kaluar dhe ai është shumë i lumtur në krah të partneres së tij të re.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF