Është e vështirë, për të mos thënë e pamundur që të shohim Victoria Beckham duke qeshur, por kjo nuk e pengon atë që të bëjë postime me plot humor. Ditën e sotme, ajo ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një foto të vajzës së vogël 6-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla, por kishte bërë me photoshop fytyrën e David Beckham.
Bashkangjitur fotos, ajo shkruan: Shiko kë gjetëm teksa kthehej nga shkolla! @davidbeckham
Victoria është shumë aktive në rrjetet sociale dhe pjesa më e madhe e postimeve janë nga puna e saj dhe familja e saj perfekte. Gjatë një interviste që ka pasur më herët, Victoria është shprehur se së bashku me David përpiqen që t’u mësojnë fëmijëve të tyre, Brooklyn 19 vjeç, Romeo 15 vjeç, Cruz, 13 vjeç dhe Harper gjashtë vjeç se sa e rëndësishme është shkolla dhe etika në punë.



















