KreuCelebrity

Ermal Meta flet me superlativa për Eugent Bushpepën: Këndon më mirë se unë

Teksa e dëgjon të flasë është e pamundur që të mos “dashurohesh” me ato që ai thotë.

Ermal Meta, ka fituar zemrën e publikut shqiptar, por edhe atij italian, jo vetëm me zërin e tij, por edhe me mendimet  aspak sipërfaqësore. Ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”, ku fëmijët e vegjël janë përpjekur që ta fusin në “kurth”, ndonëse me Ermalin ka qenë paksa e pamundur. Pyetjet e fëmijëve ishin më tepër të lidhura me pjesëmarrjen e tij në Eurovizion.

Me shqipen të rrjedhshme, ndonëse ai mendon të kundërtën, ka treguar se është ndjerë shumë i kënaqur që publiku e ka vlerësuar atë me vendin e tretë edhe pse juria i kishte dhënë shumë pak vota, sipas së cilit ishte shumë qesharake ky vendim. Si asnjëherë tjetër, në Eurovizon ishin tre shqiptarë, përveç tij edhe Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira që përfaqësonte Qipron. I pyetur për këngën që i ka pëlqyer më shumë, ai është shprehur se i pëlqente shumë kënga e Danimarkës, e ndërsa ka vlerësuar me nota maksimale zërin e Eugent Bushpepës, duke e vlerësuar atë si këngëtarin që ka kënduar më bukur në Eurovizion.

“Këngëtari që këndoi më mirë, ishte Eugenti (…)Këndon më mirë se unë”, u shpreh ai.

Sigurisht, Ermali nuk mund t’i shpëtonte dot pyetjeve lidhur me raportin me vajzat ku ka ndarë me ne cilësitë që duhet të ketë partnerja e tij ideale.

“Shumë e ndershme dhe shumë autoironike, bukuria nuk më intereson shumë se ikën me shpejtësi, mbetet bukuria e brendshme”, u shpreh Ermali.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF