KreuCelebrity

Richard Gere për herë të tretë në altar!

Një spanjolle me pamje ëngjëllore, një nënë e përkushtuar, buddhiste dhe vegjetariane. Këto janë tre cilësitë e  Alejandra Silva, të cilën aktori hollywoodian Richard Gere e priti dje në altar.

“Jam njeriu më i lumtur në univers” – është shprehur Gere duke thënë se tek Alejandra Silva ka gjetur partneren e tij të jetës.

“Ndihem si në përralla. Jam gruaja më me fat” – ka deklaruar edhe aktivistja 35 vjeçare Alejandra Silva.

Të dy janë njohur në Positano, ndërsa Gere qëndronte në hotelin e familjes së tij. “Shkëndija lindi  që në shikimin e parë, dhe ishte menjëherë dashuri.”  – ka thënë për mediat ylli 68 vjeçar.

Çifti ka shkëmbyer unazat në fermën e Richard Gere, në periferi të New York, në stil indian.

Aktori amerikan ka lënë prapa dy martesa të tjera, me Cindy Crawford (1991 -1995) dhe Carey Lowell (2002 -2016).

Le të shpresojmë që kjo të jetë e treta e vërteta!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF