KreuCelebrity

Letra që la për të bijën  stilistja e famshme që vari veten dje, përloti botën!

Bota e dizajnit dhe showbizi-it botëror u trondit dje, kur në shtëpinë ne saj u gjet e varur stilistja e famshme Kate Spade.

Krijuesja e çantave ikonike në formë katrore, që në USA janë tejet të njohura, u gjet e vdekur nga pastruesja , mëngjesin e 5 qershorit  në apartamentin e saj në New York. Sipas TMZ,  55-vjeçarja ka kryer vetëvrasje, duke u varur nëpërmjet një shalli në ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë sot është publikuar një  letër e cila është gjetur në kokën e krevatit të stilistes, drejtuar së bijës, Frances Beatrix.

“Bea. Të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin!”, këto kanë qenë rreshtat që stilistja ka shkruar për të bijën. Kate prej disa kohësh vuante nga probleme psiqike, të cilat mundohej t’i kalonte nëpërmjet alkoolit. Ndërkohë website i saj është kthyer orët e fundit në një faqe përkujtimore, për të shprehur solidarizimin me këtë humbje të madhe në fushën e dizajnit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF