Kur Selena Gomez publikoi këngën e saj “Back To You” muajin e kaluar, të gjithë arritën në të njëjtin përfundim: ajo ishte 100 për qind për Justin Bieber. Teksi ishte më se i qartë, sidomos në pjesën kur fliste për një rikthim, dhe të gjithë historinë e Justin dhe Selenës.
Ajo sapo publikoi një tjetër video, që mban po të njëjtin titull dhe djaloshi kryesor është aq shumë i ngjashëm me ish-in e saj. Video ndjek Selenën dhe një djalë misterioz, teksa ata nisin në një aventurë për të vjedhur një makinë. Është njësoj si një film i vjetër, dhe personazhet flasin të gjithë, por muzika po luan në vend të ndonjë audioje të zërit, kështu që ju vetëm mund të kuptoni se çfarë po thuhet vetëm duke lexuar titrat.
“Ku po shkojmë?” Djaloshi pyet pasi vjedhin makinën. Selena përgjigjet duke emërtuar vende si Italia dhe Franca, të cilat sigurisht nuk mund të shkoni me makinë. Selena luan veten e saj në video, por ka ndryshuar look, me një paruke dhe duket krejtësisht ndryshe.
“Dua të të mbaj dhe kur nuk supozohet që duhet ta bëjë. Ke mbetur në kokën time dhe nuk mund të nxjerr jashtë. Nëse mund t’i bëja edhe një herë gjërat, e di që do të rikthehesha tek ti”, është teksti i Selenës…a nuk është një super dedikim për Justin?