Sa janë shtuar çunat që vishen bukur dhe sa mirë na vjen! Këtë e vërtetuam më së miri edhe nëpërmjet sondazhit “Cili moderator vishet më mirë”, ku diferenca e vogël mes emrave që ne kishim përzgjedhur na bëri të mendojmë që djemtë e ekranit shqiptar kanë pothuajse të gjithë stil. Por sipas lexuesve tanë Ledion Liço është ai që dallon pak më shumë se të tjerët, sa i përket stilit. 20% te votuesve te sondazhit kanë preferuar moderatorin e Top Channel, si fitues të këtij sondazhi. Ndërsa vendi i dytë dhe i tretë ka qenë për Blendi Fevziun dhe Isli Islamin.
Le të themi që Ledioni përveçse ka stil, edhe guxon!