Rita Ora po merr disa ditë pushime, për t’ju rikthyer më pas turit.
Këngëtarja shqiptare ka ndalur në Toscanë, për t’u relaksuar kësaj here nën shoqërinë e të dashurit të saj të ri, Andreu Watt. Çifti është fotografuar teksa po kalonin momentet romantike nën shoqërinë e njëri-tjetrit, në bregdetin mesdhetar.
Zogjtë e dashuruar duken shumë të lumtur, e ndërsa Rita lexon një libër, i dashuri nuk ngurron t’i dhurojë puthje e përkëdhelje gjatë gjithë kohës. E veshur me një palë bikinë të vogla në ngjyrë pink, Ritës i dallohej lehtësisht stomaku i sheshtë dhe format e ‘gdhendura’ trupore.
Sigurisht që nuk mund të mungonin edhe fotot për të fiksuar këto momente të bukura që dy të dashuruarit po kalojnë, ndaj kavalieri Andreu u kujdes që të bënte rolin e fotografit. Çifti gjatë romancës së tyre e ka vizituar disa herë Italinë dhe duket se ky vend është destinacioni i preferuar i tyre.



















