Ardhja e Ben Blushit në Top Channel duket se do të sjellë ndryshime të mëdha në këtë television.
Prej disa ditësh, po flitet për një kalim të mundshëm të Blendi Fevziut nga Klan-i në televizionin konkurrent. E mesa duket një figurë shumë e rëndësishme e Top Channel dikur, Agron Llakaj është në bisedime e sipër për një rikthim.
Gateza dita ka publikuar një foto të Ben Blushit dhe Agron Llakajt teksa ishin bashkë në një kafene. Nuk dihet ende nëse, ky takim bën fjalë vetëm për kalimin e Agron Llakës në Top Channel, apo edhe spektaklit të tij të humorit që ka drejtuar prej vitesh “Al Pazar”. Kjo mbetet për t’u parë.
Sezoni i ri televiziv, mesa kemi mësuar deri më tani do jetë plot surpriza në të dyja televizionet kombëtare.


