KreuCelebrity

Urimi i Shkëlzenit për ditëlindje i zbukuroi ditën Arminës, por edhe të gjithëve ne!

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar.

Ato nuk i kanë rreshtur kurrë së shprehuri dashurinë njëri-tjetrit edhe në publik dhe sigurisht nuk kishte se si të mungonin disa fjalë shumë të ndjera në një ditë kaq të veçantë për fashion blogeren. Ajo sot feston sot ditëlindjen. Ndryshe nga dy vite më parë, ku Shkëlzeni i kishte përgatitur një festë surprizë, një spektakël fishekjzarresh që zgjuan gjithë qytetin në orë 00:00, kësaj here nuk ka ndodhur një gjë e tillë, por kanë mjaftuar disa fjalë të ëmbla për partneren e tij të zemrës.

“Gëzuar ditëlindjen perlës më të bukur. Shkëlqefsh gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, ka shkruar Shkëlzeni, urim që padyshim i ka zbukuruar ditën Armins, ashtu sikurse edhe ajo vetë e pranoi.

Dhurat nuk kanë pasur fund për Arminën, disa prej të cilave ajo i ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale.