KreuCelebrity

20 vite Miss Shqipëria! Petri Bozo tregon se çfarë duhet të presin në finale e madhe

Ky është një edicion special i Miss Shqipëria! Në 20-vjetorin e saj, organizatori i këtij eventi bukurie, i cili në vetëvete nuk ka si qëllim të vetëm të nxjerrë në pah bukurinë femërore shqiptare, por të promovojë edhe bukuritë e rralla të vendit tonë, Petri Bozo ka treguar se do të jetë një mbrëmje e veçantë, e cila do të ndërthuret shumë me historinë e këtij eventi.

Të ftuar do të jenë të gjitha bukuroshet shqiptare që kanë fituar këtë çmim ndër vite. Nga 19 vajza gjithsej që kanë marrë kurorën, do të mund të jenë të pranishme 12, për shkak të angazhimeve që kanë pasur 7 vajzat e tjera, disa prej tyre në emigrim duke e bërë të pamundur ardhjen e tyre në Shqipëri. I ftuar këtë pasdite, te “Rudina”, Petri Bozo është shprehur se finalja do të jetë një ndërthurje mes talk show-it, spektaklit, argëtimit, sfilatës, dhe shumë kujtime.

“Do të jenë të ftuara bukuroshet shqiptare që kanë marrë kurorën e Miss Shqipëria. Do të jenë 12 vajza nga 19 gjithjes. Janë një shpërndarje e mirë gjeografike e miss-eve. Mbrëmja finale do jetë një ndërthyrje mes talk shoë, spektaklit, argëtimit, sfilatës, dhe shumë kujtime.”, tregoi ai në studion e “Rudina”, ku si asnjëherë tjetër ishte mbushur plot e për plot me vajzat bukuroshe.

Në edicionin e 20 të zhvillimit të tij bukuroshet e Miss Shqipëria  kanë vizituar një sërë qytetesh të Shqipërisë duke nisur me Cërrikun, për të vazhduar më pas me Elbasanin dhe Vlorën. Finalja e madhe e “Miss Shqipëria 2018” do të zhvillohet në datat 10-11 qershor në gjurmët e  kalasë së  Toptanëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF