Aktorja italiane Eva Grimaldi do të kurorëzojë së shpejti dashurinë e saj me politikanen e njohur Imma Battaglia.
Eva është shprehur për revistën italine “Chi” se në krah të partneres së saj ka gjetur lumturinë dhe dashurinë e vërtetë. Çifti e bëri publike lidhjen e tyre një vit më parë në spektaklin “Isola Del Famosi”, ku aktorja doli hapur për homoseksualitetin e saj.
Eva dhe Imma do të martohen me një ceremoni elegante, në zyrën e komunës, aty ku sipas Grimaldit, e dashura e saj Imma ka luftuar gjithë jetën për të drejtat civile. Eva Grimaldi ka lënë pas edhe dy martesa të tjera, një ndër të cilat ka qenë më aktorin shumë të njohur në Shqipëri, Gabriel Garko.

Celebrity
Mr. Bean sot në Tiranë!

Celebrity
Ardit Gjebrea mërzitet për ditëlindje!








Celebrity
Çiljeta para dhe pas ndërhyrjes!









