KreuCelebrity

Publikohet klipi zyrtar i himnit të botërorit “Rusi 2018”, shkëlqen Era!

Dhe pritjes i erdhi fundit. Ky kampionat botëror për ne, do të jetë shumë i veçantë. Ndonëse nuk marrin pjesë asnjë nga kombëtaret, as ajo shqiptare dhe as ajo Kosovare, sërish Botërori do të flasë shqip. Era Istrefi është këngëtarja e cila në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam do të këndojnë himnin e këtij Botërori që do të zhvillohet në “Rusi 2018”.

Vetëm pak orë më parë është publikuar edhe klipi zyrtar i këngës “Live it Up”, kryefjalë e së cilës është padyshim futbolli dhe yje si Ronaldinho. Era si gjithnjë shfaqet shumë stil, duke formuar një treshe fantastike me Will Smith dhe Nicky. Klipi ka vetëm pak orë që është publikuar në Youtube dhe ka marrë mbi 402 mijë shikime dhe shumë komente positive.

Kjo këngë do të na shoqërojë përgjatë një muaji, ku do të flitet vetëm për futboll.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF