Amal Clooney, e lindur si Amal Alamuddin, është një nga avokatet më të respektuara dhe më të fuqishme për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në botë.
Nga edukimi në Oksford dhe karrierës së saj në Nju Jork ku përfaqësonte klientë të profilit të lartë, duke përfshirë kryeministren ukrainase Yulia Tymoshenko e deri te themeluesin e ‘WikiLeaks’ Julian Assange, Amal është cilësuar si një ndër femrat më me influencë, një ikonë stili, por ne na fitoi zemrën me fjalimin që mbajti për bashkëshortin e saj, aktorin George Clooney…padyshim një ndër fjalimet e saj më të bukura.
“Ja disa gjëra që nuk i dinit për George. E para, është një zotëri. Është zotëri në çdo sens të fjalës, edhe pse ndoshta sot është e rrallë apo edhe e dalë mode.
Mendoj se talenti dhe karakteri i tij i mrekullueshëm e sollën këtu sot. Këto cilësi e bëjnë një bashkëshort dhe baba fantastik. U njoha me George kur isha 35 vjeçe dhe kisha filluar të mësohesha me idenë se s’do të martohesha ndonjëherë. Me kalimin e kohës fshiheshim në apartamentin tim në Lodër dhe më dukej sikur, çfarëdo që të ndodhte, nuk do të doja të isha me askënd tjetër. S’flija dot larg tij dhe më thonë se reagoj në një mënyrë specifike kur lexoj mesazhet apo letrat që më fshihte në çantë. Pesë vite më vonë, asgjë s’ka ndryshuar.
Ai ka admirimin tim të plotë dhe buzëqeshjet e tij më shkrijnë gjithmonë. Dashuria ime, ç’kam gjetur tek ty është dashuria e madhe që kam shpresuar gjithmonë se ekziston. Dhe të të shoh me fëmijët tanë, Ella dhe Alexander, është gëzimi më i madh në jetë.
“Ti e mbush shtëpinë tonë me të qeshura dhe lumturi që para se fëmijët tanë të thonin da-da apo të bënin si dhelpra. Jam shumë krenare për ty, dashuria ime. Urime për këtë nder të madh që po merr sot. Jam krenare për ty dhe e di që kur fëmijët tanë të rriten dhe të mësojnë jo vetëm ç’ke bërë, por edhe kush je, edhe ata do të jenë krenarë për ty”, u shpreh ajo.
A ka dedikim më të bukur se ky?








Mr. Bean sot në Tiranë!

Ardit Gjebrea mërzitet për ditëlindje!








Çiljeta para dhe pas ndërhyrjes!


