Ai është bërë shkak për konflikte me pjesën më të madhe të kolegëve. Dj Blunt së fundmi ka kashpërndarë herë pas here video të ndryshme në llogarinë e tij në instagram, teksa shan dhe ofendon reperët e tjerë të Kosovës, si Ledri Vula, Gjiko, Fatjon Shoshi etj.
Policia e Prishtinës ka bërë me dije mbrëmjen e djeshme se Dj. Blunt është sulmuar me thikë, nga persona ende të paidentifikuar. Reperi 37-vjeçar është shoqëruar për në spitalin e Prishtinës, dhe bluzat e bardha kanë bërë me dije se është jashtë rrezikut për jetën.