E ftuar mbrëmë në “Zonë e lirë” ishte aktorja dhe këngëtarja nga Shkodra Justina Aliaj.
Justina ishte në studion e Arjan Çanit, për të folur për projektin e saj të ri, një monogramë e quajtur “Mbretëreshë”. Ndër të tjera gjatë bisedës, Arjan Çani e pyeti Justinën nëse do të ishte kjo shfaqja e saj e fundit, por mesa duket aktores 78-vjeçare nuk iu duk aspak e përshtatshme kjo pyetje, pasi ajo menjëherë u përgjigj se kjo është psikopati, dhe vetëm një psikopat mund ta bëjë këtë pyetje, pasi artisti nuk heq dorë kurrë, nuk dorëzohet, ai e thotë fjalën e tij, derisa vdes. Madje Aliaj e quajti edhe kancer, frazën e thënë nga moderatori i “Zonë e Lirë”.
Edhe pse Çani u mundua ta sqaronte se ajo me shumë mundësi e keqkuptoi atë që ai donte të thonte, u duk se situata që u krijua mes moderatorit dhe te ftuarës, u bë tejet e sikletshme. I pa mësuar me këto situata, Arjan Çani vijoi intervistën me Justinën por dukshëm, jo fort komod











Mr. Bean sot në Tiranë!

Ardit Gjebrea mërzitet për ditëlindje!







