Një ditë e gëzuar! Aktorja Hilary Duff përdori profilin e saj në Instagram për të njoftuar një lajm shumë të bukur që ajo dhe partneri i saj, Matthew Koma janë në pritje të një fëmije.
“E dini çfarë djema? Matthew Koma dhe unë do të bëhemi së shpejti prindër të një vajze dhe nuk mund të jemi më shumë se kaq të ngazëllyer”, shkruan aktorja në Instagram. Duff është tashmë nënë e një djali 6 vjeçar, me bashkëshortin e saj të parë, Mike Comrie. Ky do të jetë fëmija i parë i Duff dhe Koma, të cilët janë bashkë që nga janari 2017.
“Ne jemi në pritje të një vajze, që do të jetë po aq e bukur dhe e ëmbël sa nëna e saj. Fillon një kapitull i pabesueshëm”. Kështu zgjodhi që të jepte lajmin, partneri i bukuroshes, Koma.
Urime çiftit. Tani jemi në pritje të zbulojmë emrin e vajzës!